AKTUALITET /

Dhunuan 2 personat që i konsideronin agjentë civilë, policia nis hetimet ndaj Nokës dhe Mziut

Demokratët i konsideruan 2 personat si policë civilë që identifikonin dhe arrestonin qytetarët protestues.

Shkruar nga Versus

Dhunuan 2 personat që i konsideronin agjentë civilë, policia nis

Deputetët e PD, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë vënë nën hetim nga policia pasi gjatë mbrëmjes së 20 shkurtit, pas përfundimit të protestës, u konfliktuan me 2 persona të cilët i konsideronin si policë civilë. Të dy personat e dhunuar, Krenar Metaj dhe Totem Toraj ngritën padi ndaj Nokës e Mziut për ushtrim dhune. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë. Versus.al

 

Poll