Tiranë- Gjykata ka shpallur fajtor Princin Leka dhe Gjergj Zaharinë për dhunën e ndodhur në pallatin mbretëror më mars të vitit të kaluar mes princit dhe bashkëshortes së tij Elia Zaharia.
Princ Leka Zogu u dënua me 8 muaj burg për dhunë në familje, dënim që iu konvertua në 16 muaj shërbim prove.
Ndërsa Gjergj Zaharia u dënua me 6 muaj e 20 ditë burg që iu konvertua në 1 vit e 40 ditë lirim me kusht. Elia Zaharia u shpall e pafajshme për sherrin me arsyetimin se nuk ka kryer ndonjë vepër penale.
Skandali që përfshiu oborrin mbretëror
Në mars të vitit të kaluar pamjet e sherrit fizik mes Princ Lekës bashkëshortes së tij asokohe Elia Zaharia dhe të atit të kësaj të fundit, Gjergj Zaharia bënë xhiron e mediave vendase, por jo vetëm.
Në videon e publikuar gjë për të cilën avokatët e Princ Lekës hodhën akuza kundrejt policisë për mosruajtjen e privatësisë, shfaqej momenti teksa trashëgimtari i Leka Zogut të Parë, përplasej me Elia Zaharinë.
Kohë para se të ndodhte kjo ngjarje, në media qarkulluan lajme për ndarjen e çiftit si pasojë e tradhëtisë së Princ Lekës me fotografen Blerta. Në reagimin e dhënë për sherrin, Princ Leka ka pretenduar se është dhunuar nga i ati i Elia Zaharisë ndërkohë që kishte shkuar të vizitonte vajzën e tij, Princeshën Geraldina.
Elia Zaharia ka pasur pretendime të tjera duke thënë se Princ Leka kishte qenë tepër agresiv dhe se kishte kërcënuar edhe babain e saj dhe më pas kishte nisur të filmonte ngjarjen për t’u shfaqur si viktimë e sherrit.
Divorci mes çiftit
Ndarja mes çiftit ka qenë e pashmangshme vetëm pak kohë pas ngjarjes që shokoi opinionin publik. 15 viteve martesë iu dha fund me një urdhër divorci të dhënë nga gjykata e Tiranës. Tanimë Princ Leka ka gjetur një tjetër dashuri me të cilën gjërat duket se i ka serioze pasi është shfaqur në disa evente të rëndësishme. Versus.al







