Princ Leka ka publikuar për herë të parë foto krah partneres së tij fotografes Blerta Celibashi, me të cilën nisi një histori dashurie publike pas ndarjes së bujshme nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.
Princi ka postuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një foto krah Blertës dhe mikeshës së tyre, Françeska Murati nga salla e Pallatit të Kongreseve, ku u zhvillua nata finale e Këngës Magjike.
Çifti janë parë shpesh nën shoqërinë e ish-banores së BBV, e cila po ashtu ka publikuar foto me ta në Instastory sot, por edhe në evente të tjera. Françeska ka qenë e pranishme dhe në ditëlindjen vajzës së Princit dhe Elias, Geraldinës, pak muaj më parë. Foto nga mbrëmja ka postuar edhe ish-banorja e BBVA







