AKTUALITET /

Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria kërkon dënimim e Princ Lekës me burg

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin më të lartë për Princ Lekës

Shkruar nga Versus

Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria kërkon dënimim e

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që Princ Leka, Ela Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia të shpallen fajtorë për episodin e dhunës në Oborrin Mbretëror.

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin më të lartë për Princ Lekës dhe konkretisht: për Princ Lekën 1 vit e 6 muaj, për Elia Zaharinë 6 muaj dhe për babanë e saj 1 vit.

Ndërkohë që nëse të tre shpallën fajtor, Prokuroria kërkon që dënimi t’iu konvertohet në shërbim prove.

Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për ngjarjen në mars të këtij viti pas publikimit të videos ku aktorja Elia Zaharia i kërkon llogari Princ Lekës për një konflikt që kishte ndodhur në një prej ambienteve të shtëpisë.

“Ti ke goditur babanë tim. Babin tim e ke goditur ti, ai është 70 vjeç, të ka mbajtur me bukë. Ti i pashkollë, me diplomë false. Ke falsifikuar diplomën…!”, dëgjohet Elia në video teksa dhunon Princ Lekën, ndërsa ky i fundit e filmon.

Pas ngjarjes Princ Leka dëshmoi në Polici se ish-vjehrri e kishte goditi me statujë druri, i kishte grisur xhupin, kurse ish-gruaja e kishte dhunuar fizikisht. /Versus.al

Poll