AKTUALITET /

Dhunoi njerkën, Gjykata e Apelit nxjerr nga burgu djalin e 'gjeneralit' të bandës famëkeqe

Kulla akuzohet ishte për dhunë ndaj njerkës së tij e cila është e pajisur me urdhër mbrotje.

Shkruar nga B.SH
Dhunoi njerkën, Gjykata e Apelit nxjerr nga burgu djalin e
Robert Kulla

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e arrestit për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Kulla akuzohet ishte për dhunë ndaj njerkës së tij e cila është e pajisur me urdhër mbrotje.

Shkak i konflikti mes Robert Kullës dhe njerkës së tij është vila e ‘gjeneralit’ të bandës famëkeqe pasi të dy kanë certifikatë pronësie dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. 

Kujtojmë se Nehat Kulla ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu.  

Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamati.

Banda e Nehat Kullës ka qenë mjaft aktive në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Poll