
Redian Doda mësohet se është “koka” e grupit kriminal shqiptar që merrej me trafikun e kokainës në Francë. Doda rezulton se drejtonte aktivitetin kriminal ndërkohë që jetonte dhe banonte në Shqipëri. Ndaj Dodës, u ndërmor masa e sekuestros së llogarisë bankare prej 20 mijë eurosh.
Po ashtu, Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku janë dy të tjerët të arrestuar së bashku me Dodën nga operacioni i SPAK. Versus.al ka siguruar foton Zabit Fisnikut, njërit prej tre të arrestuarve në Shqipëri si pasojë e operacionit të SPAK kundër një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës në Francë, rezulton të ketë qenë i dënuar në 2005-ën nga gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë në me 16 vite burg për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Versus.al







