AKTUALITET /

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush janë 15 kandidatët për postin e Kryepolicit

Mes rivalëve në garë për detyren e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka nga ato që nuk i njeh as Google, të tjerë që kanë hesape të pambyllura me SPAK, që kanë qenë në hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm apo edhe të tjerë që riciklohen kohë pas kohe në kupolën e Policisë. Por kush janë 15 pretendentët që luftojnë për titullin e kryepolicit?  

Shkruar nga Versus

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Lista me 15 kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pati jo pak surpriza nga ajo që përflitej "korridoreve" dhe “sipas burimeve” gjatë ditëve të fundit. Mes kandiatëve ka nga ato që nuk i njeh as Google, të tjerë që kanë hesape të pambyllura me SPAK apo më herët kanë qenë në hetim të akuzuar për thyerje procedurash nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, të tjerë që riciklohen kohë pas kohe në kupolën e Policisë, apo dhe emra oficerësh të spikatur që sot mbajnë detyra të larta në rradhët e Policisë. Por kush janë 15 pretendentët që luftojnë për titullin e kryepolicit?  

Versus.al ju sjell një profil më të detajuar për secilin prej tyre.  

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Adriatik Tafçiu – Mban gradën e Drejtuesit të Parë dhe ka kryer një sërë detyrash të rëndësishme. Nga viti 1998 kur ka nisur karrierën dhe deri tani ka kaluar që nga detyra e Inspektorit të Policisë Kriminale, deri në atë të shefit të sektorit, shefit të komisariatit, zv.Drejtorit të Policisë në Qarkun Dibër dhe aktualisht punon në Akademinë e Sigurisë. 

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Altin Mena  - Aktualisht mban detyrën e zëvëndës drejtor për rendin në Lezhë, por më herët ka punuar edhe si shef qarkullimi, shef komisariati në Berat si dhe detyra të rangjeve më të ulëta.    

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Ardian Çipa – Është një emër i njohur në rradhët e Policisë së Shtetit që ka kaluar shumë ulje e ngritje në karrierë, duke qenë herë në vijën e parë të detyrave të rëndësishme, e herë në hije. Aktualisht ai mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës apo më herët në qarkun e Elbasanit. Ardian Çipa  është emëruar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë në Tetor 2013. Në 27 prill 2015 do të linte këtë detyrë për tu emëruar si kreu i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit detyrë që e mbajti ne prill të 2017. Çipa ishte drejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri. Pas kësaj kohe duket sikur ai u bë i “padukshëm” për disa kohë, derisa emri i tij rifilloi përsëri të qarkullonte në “piacën” e drejtuesve të lartë të policisë.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush  

Gentjan Shehaj – Edhe ai është mes emrave që kanë bërë karrierë në Policinë e Shtetit. Ai dikur në strukturat e policisë ka qenë asistent i Drejtorit të Përgjithshëm Bajram Ibraj, por më tej pas largimit të tij ka mbajtur disa detyra, mes të cilave dhe atë të Drejtorit të Policisë së Qarkut të Vlorës, detyrë nga e cila u shkarkua në 2019, ndërsa në 2012 ka qenë Drejtor në Dibër    

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Hajrulla Xhivini – Mësohet se është pjesë e Akademisë së Sigurisë, por për të nuk gjen lehtë informacion në Google.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush  

Ibrahim Disha – Është një tjetër emër që nuk gjen shumë lehtë informacion në google në lidhje me karrierën e tij, por mësohet se është ish-drejtues policie.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Idajet Faskaj –  Është aktualisht drejtor të Europolit dhe Interpolit, ndërsa më herët ka qenë Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit. Faskaj ka qenë një prej katër emrave të cilët kandiduan për kryetar të BKH-së, ku në krye u vendos Aida Hajnaj.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Ilir Proda – Drejtori aktuali I Policisë së Elbasanit, është një prej emrave më të lakuar të ditëve të fundit, pas sekuestrimit të celularit nga SPAK, mbi dyshimet e dekonspirimit të operacionit kundër Çopjave. Ilir Proda, i shpallur më i miri në garën për grada synon kreun e policisë. Në nëntor 2014, me urdhër të ish-kreut të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Artan Didi, Ilir Proda u pezullua nga posti i tij si shef i komisariatit numër 2, për t’u zëvendësuar me Dritan Dordën. Sipas burimeve policore, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nisi hetimet, pasi Proda dyshohej se theu procedurat pas marrjes së një denoncimi në këtë komisariat. Një person denoncoi se një vajzë e ngacmonte në telefon dhe në vend të marrjes së kallëzimit nga ana e specialistëve të komisariatit, Proda zgjodhi mënyrën e ballafaqimit të dy palëve. Në momentin e ballafaqimit mes vajzës dhe denoncuesit, në kallëzimin e bërë pranë SHKB-së, u pretendua se Proda ushtroi dhunë ndaj vajzës, duke i bërë edhe presion për të mos e bezdisur më në telefon djalin që bëri denoncimin.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush
Lutfi Minxhozi - Drejtor i Europol, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ndërsa më heret ka qenë drejtori i Krimit Ekononik në Policinë e Shtetit. Ai ka mbi 30 vite eksperiencë në hetimin e krimit ekonomiko-financiar. 

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Neritan Nallbati - është në detyrën e Drejtorit të Policisë Kriminale, por ai është marrë së fundmi në pyetje nga SPAK, për po të njëjtën arsye si Proda. Edhe telefoni i tij kaloi kontrollin e SPAK. Drejtues i Lartë Neritan Nallbati mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,nga data 01 gusht 2022. Në vitet 1989-1991 ka kryer Arsimin e Lartë (DND) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Nga data 01.10.1991 deri më datën 29.02.1992, është titulluar oficer dhe ka kryer kursin për oficer të policisë kriminale në Shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitet 2015-2017 ka kryer studimet “Master”. Ka kryer në Domën Kombëtare të Ndërmjetësve, shkollën e ndërmjetësit. Ai ka qenë drejtor policie në Vlorë, në Elbasan, Fier, Berat e Durrës. Ai ka qenë  këshilltar, në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga prilli 2017 deri në datën korrik 2019 si dhe Drejtor i Drejtorisë të Standardeve Profesionale, nga 22 korriku 2019 deri në datën 11 qershor 2020.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Pëllumb Seferi - Nga data 26 gusht 2020, është emëruar Drejtor i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (mban gradën policore Drejtues i Lartë), detyrë të cilën e mban dhe aktualisht. SEFERI, ka kryer shkollim dhe kurse pasuniversitare brenda dhe jashtë vendit. Vitet e karrierës së tij, në strukturat e Policisë së Shtetit janë të mbushura me detyra të ndryshme, si: Shefi i Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe specialist në këtë zyrë, Shef i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Koordinimit dhe Përkthimit, Shef i Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës dhe Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Drejtor Kabineti, Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, Specialist/Koordinator në Sektorin e Analizës dhe Studimeve Strategjike të Drejtorisë së Studimeve Strategjike, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë etj.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Rebani Jaupi mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që nga data 20.10.2021. Jaupi ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur në Policinë e Shtetit, prej vitit 1990. Ai ka kryer detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, si më poshtë: Drejtor i Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste e Krimeve të Hapura, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 19.10.2004 deri në datën 20.10.2005. Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, nga data 21.10.2005 deri më datë 06.2006. ZV/Drejtor për Krimet në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga data 12.05.2014 deri më datë 27.04.2015. Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomiko-Financiare, në Departamentin Kundër Krimit të Org. dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 28.04.2015 deri më datë 17.11.2015. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga data 16.02.2015 deri në datën 15.02.2018. Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 16.02.2018 deri në datë 29.05.2019. Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga data 30.05.2019 deri në datë 20.10.2021.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Sami Rasha -Pedagog në Akademinë e Sigurisë, ndërkohë që më herët ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në rradhët e Policisë së Shtetit, mes të cilave dhe atë të drejtuesit të shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm të Policisë  

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Shemsi Prençi - Ish/drejtues policie, i njohur për mbajtjen e disa detyrave, mes atë të drejtorit të Zjarrfikëseve dhe Emergjencave Civile, detyre nga e cila u shkarkua nga Olta Xhaçka. Shemsi Prençi, ka qenë pjesëtar Ministrisë së Rendit, prej shumë vitesh, duke shërbyer në drejtori të ndryshme si drejtues. Me gradën Drejtues i Parë, Prençi në 2009 ishte transferuar nga drejtor i policisë së Fierit, në drejtor të forcave speciale. Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës, forcat lëvizëse Operacionale si dhe ka drejtuar Emergjencat Civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të Presidentit të Republikës.

Disa nuk i njeh as Google, disa të hetuar e disa nën hetim...kush

Skënder Hita – Është aktualisht Drejtor i policisë në Durrës dhe më heret në Dibër e Shkodër. Skënder Hita vjen nga një karrierë e spikatur në Policinë e shtetit, për më shumë se 20 vjet nën uniformë. Aktualisht Hita mban detyrën e kryepolicit të Durrësit, ku ka patur rezultate mjaft të larta dhe ka zbardhur disa ngjarje shumë të rënda. Ka shërbyer edhe si zv. drejtor për hetimin e krimeve në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër e Lezhë.

Të munguarit... 

Por ajo që bie në sy është në garën për drejtor të përgjithshëm mungojnë emra të rëndësishëm të policisë, oficerë me karrierë të gjatë e kontribut, ndër të cilët drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga, drejtori e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, ai i Shkodrës, Edmond Sulaj, i Vlorës, Ermal Muça, apo drejtori i Korçës, Gjovalin Loka, i Kukësit Artan Bajraktari apo një eksponentë karriere si Edmond Rizaj etj. Ajo që vihet re është se në listë nuk ka asnjë kandidaturë femre.

Ndëkohë ajo që dihet 15 kandidatët do të kalojnë në një filtër vlerësimi nga komisioni ad-hoc në Ministrinë e Brendshme në 10 ditët e ardhshme të punës. Në fund të gjithë do të pikëzohen në bazë të kritereve të eksperiencës, trajnimeve dhe aftësive profesionale nga i pari deri tek i fundit. Lista në vijim i kalon ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ka të drejtë që njërin prej tyre t’ia propozoj Kryeministrit, që vë firmën përfundimtare për kryepolicin e vendit tonë. / Versus

Poll