AKTUALITET /

Djali i saj akuzohet si tutor, e ëma i hedh poshtë akuzat për pros*itucion: I shkruante vetë ajo, ne nuk kemi bukë të hamë

E ëma e Marsel Baçit 26 vjeç i cili dyshohet se është personi që shfryzonte seksualisht adoleshenten në Korçë në një pronocim për mediat është shprehur se kjo akuzë për djalin e saj nuk është e vërtetë duke pretenduar se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike.

Shkruar nga B.SH

Djali i saj akuzohet si tutor, e ëma i hedh poshtë akuzat për

E ëma e Marsel Baçit 26 vjeç i cili dyshohet se është personi që shfryzonte seksualisht adoleshenten në Korçë në një pronocim për mediat është shprehur se kjo akuzë për djalin e saj nuk është e vërtetë duke pretenduar se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike.

''Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi bukë të hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ia zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vetë i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ia jepte fb, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”, tha ajo.

 

Ndërsa kunata e Marsel Baçit, Asja Lozhani ka hedhur poshtë pretendimet e familjes së 16-vjeçares që dyshohet se është shfrytëzuar prostitucion.

Sipas kunatës së “tutorit” të dyshuar të ngjarjes në Maliq, vajza fliste me dëshirë me Marselin, madje i çonte edhe foto erotike.

“Marselin e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke pune me mua. Fliste me të dy vëllezërit“, tha Asja Lozhani.

 

Poll