AKTUALITET /

"Doja t'i jepja lekë", lihet në burg 45 vjeçari që i kërkoi marrëdhënie seksuale të miturit në Korçë

Shkruar nga Versus
"Doja t'i jepja lekë", lihet në burg 45 vjeçari
Foto ilustruese

Korçë- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 45 vjeçarin Aleks Ago i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçar në fshatin Poloskë të Devollit.

Mbrojtja e tij në seancë gjyqësore ka qenë pretendimi se ishte përpjekur ta ndihmonte të miturin duke thënë se kanë njohje të largëta familjare dhe se e dinte që i ati i kishte ndërruar jetë.

Sipas Agos, qëllimi i tij ka qenë ta ndihmonte të miturin me ushqime apo lekë. Por krejt ndryshe ka qenë pretendimi i 15 vjeçarit i cili në prani të nënës së tij dhe psikologut ka denoncuar në polici 45 vjeçarin duke thënë se ky i fundit i kishte prekur në pjesë të ndryshme të trupit duke i kërkuar marrëdhëie seksuale.

I mituri ka rrëfyer se kjo ka qenë hera e tretë që Ago ka tentuar ta tërheqë pranë vetes duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

45 vjeçari nga fshati Kuç i bashkisë Devoll, është i martuar dhe prind i tre fëmijëve. Versus.al

Poll