Në janar të vitit 2014, Këshilli Drejtues i RTSH, ka miratuar një vendim, i cili parashikon që drejtori i RTSH nuk duhet të përfitojë honorare për angazhime në projekte filmike apo artistike në RTSH. Vendimi i Këshillit Drejtues të RTSH ndalon drejtorin e RTSH të përfitojë të ardhura të tjera nga institucioni që drejton, përveç pagës.
Çfarë ka ndodhur? Në dhjetor të vitit 2024, në llogarinë e pagës së drejtores së komanduar të RTSH, Aurora Polo, kanë kaluar rreth 5 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që paga e saj është rreth 2 milionë lekë në muaj. Nga verifikimet rezulton e provuar se Aurora Polo, në kundërshtim me vendimin e Këshillit Drejtues të RTSH të vitit 2014, ka përfituar 3 milionë lekë në dhjetor 2024 si shpërblim si drejtore e Festivalit të RTSH-së. Pagesa e kundraligjshme konfirmohet nga ky dokument i siguruar nga Prapaskena.
Ndërkaq, Aurora Polo, jo vetëm nuk plotëson kriteret ligjore për drejtuese të RTSH, por ka paraqitur dokumente të falsifikuara pranë Këshillit Drejtues në ‘garën’ për drejtimin e RTSH. Zonja Polo ka paraqitur një dokument pranë Këshillit Drejtues, sipas të cilit ajo nuk është në konflikt interesi dhe nuk ushtron veprimtari të tjera fitimprurëse. Por në QKR zonja Polo rezulton biznesmene.
Polo ka mashtruar Këshillin Drejtues të RTSH si kur është zgjedhur zv/drejtore e RTSH, ashtu edhe kur ka aplikuar për pozicionin e drejtorit të RTSH, duke paraqitur dokumentacion të rremë.
Aurora Polo, duke shpërdoruar detyrën, ka emëruar në RTSH edhe tre shoqe të ngushta të vajzës së saj, njëra nga të cilat Klaudja Murataj, të cilën e ka caktuar për dhënien e motit në RTSH./Prapaskena







