AKTUALITET /

Donte të vriste vëllezërit Nela/ Kush është ‘Transporter’ që u ekstradua sot nga Spanja, pjesë e grupit Breçani-Mata

Nga përgjimet e SKY, del se Ismail Zenelaj vepronte në të njejtin grup kriminal me Ervin Matës,  ish-zv, drejtorin e policisë, Erzen Breçanin dhe djalin e tij Eralbi Breçani.

Shkruar nga B.SH
Donte të vriste vëllezërit Nela/ Kush është
Foto montazh: Eralbi Breçani, Erzen Breçani, Ervin Mata, Ismail Zeneli

Në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol i shpalluri në kërkim nga SPAK, Ismail Zeneli është ekstraduar sot drejt Shqipërisë.

Ismail Zeneli nga përgjimet e SKY, del se vepronte në të njejtin grup kriminal me Ervin Matës,  ish-zv, drejtorin e policisë, Erzen Breçanin dhe djalin e tij Eralbi Breçani.

Ismail Zeneli i cili njohet dhe me emrin Luan Sadria në rrjetin social ‘Sky’ përdorte tre nofka: “Dajo”, “Dajloki” dhe “Transporter”

Ai u arrestua në Spanjë më 27 nëntor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK.

Sipas dosjes hetimore Zeneli donte të vriste dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela pasi dyshohet se i kishin vrarë të vëllanë në sy të tij, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Grupi kriminal dërgonte foto të tyre si dhe të banesës ku ata jetonin me qëllim ekzekutimin e planit ndërsa një ndihmesë për të kryer këtë krim kanë dhënë sipas SPAK edhe dy punonjësit e policisë të arrestuar Dedan Gjoni shefi i krimeve te komisariatit 6 dhe Jonida Babameto.

Gjithashtu Zeneli ka pasur në grup rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në Brazil.  

Ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier.

Lëvizja e kokainës bëhej nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve frigoriferikë të cilët transportonin mish ose lëng limoni të koncentruar.

Vendimmarrje në këtë iniciativë kishte Ismail Zeneli, të cilin Eralb Breçani dhe të tjerët e respektonin për shkak të eksperiencës që kishte në trafikun e drogës./Versus.al

Poll