AKTUALITET /

Pjesë e grupit kriminal të Erzen Breçanit, ekstradohet nga Spanja, Ismail Zeneli i njohur me nofkën 'Transporter'

Ismail Zeneli u arrestua një vit më parë në Spanjë. Ai ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e grupit Breçani

Shkruar nga B.SH
Pjesë e grupit kriminal të Erzen Breçanit, ekstradohet nga
Ismail Zeneli

Një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK , të grupit ku u arrestua dhe Erzen Berçani, Ismail Zeneli është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë.

Zeneli akuzohet për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe materiale për te kryer vrasje”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Ai u arrestua një vit më parë në Spanjë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ismail Zeneli, ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e grupit të Erzen Breçani, ku kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine.

Por, si pjesë e këtij grupi kriminal, Zeneli kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait.

Sipas dosjes hetimore Zeneli donte të vriste vëllezërit Edmond dhe Albert Nela për hakmarrje pasi dyshonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të vëllain me emrin e ndryshuar Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Grupi kriminal dërgonte foto të tyre si dhe të banesës ku ata jetonin me qëllim ekzekutimin e planit ndërsa një ndihmesë për të kryer këtë krim kanë dhene sipas SPAK edhe dy punonjësit e policisë të arrestuar Dedan Gjoni shefi i krimeve te komisariatit 6 dhe Jonida Babameto.

Ismail Rexhep Zeneli, dyshohet se është identiteti i rremë i tij se në të vërtetë dyshohet të jetë Luan Ismail Sadria, lindur në Kukës.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

SPAK ka regjistruar procedim në vitin 2023 dhe në kuadër të këtij procedimi, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, si dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, kanë zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu, hetimet janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura ne Shqipëri. Dyshohet se shtetasi I. Z. alias L. S. është koordinuar me bashkëpunëtoret e tij dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e shtetasve A. N. dhe E. N., me qëllim vrasjen. Më tej, dyshohet se ky shtetas është koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, për trafikimin e lëndëve narkotike, nga vendet e Amerikës se Jugut, në portet kryesore europiane, veçanërisht në Valencia, Spanjë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me Interpol Madridin, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./Versus.al

 

 

Poll