AKTUALITET /

Dosja 'Plumbi i Artë'/ Dumani rrëfen si i korruptonte policët për të trafikuar armë

Në seancën që vazhdon të zhvillohet me dyer të mbyllura pas vendimit të gjykatës, Dumani ka treguar se i jepte para një punonjësi të policisë në kufi, kur ai fuste armë zjarri në territorin e vendit.

Shkruar nga Versus

Dosja 'Plumbi i Artë'/ Dumani rrëfen si i korruptonte

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion edhe këtë të enjte, duke rrëfyer episode të tjera të ngjarjeve kriminale e jo vetëm.

Gjatë procesit “Plumbi i Artë”, Dumani ka treguar se si ai korruptonte punonjësit e Policisë së shtetit. Sipas tij, korruptimi ka ndodhur në disa episode.

Në seancën që vazhdon të zhvillohet me dyer të mbyllura pas vendimit të gjykatës, Dumani ka treguar se i jepte para një punonjësi të policisë në kufi, kur ai fuste armë zjarri në territorin e vendit.

Dumani është shprehur se disa herë e kanë ndaluar edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme, por që është lënë i lirë duke i ofruar shuma parash nga 50 mijë lekë të vjetra.

Ai foli edhe për bashkëpunim me një punonjës policie. Dëshmia e tij vijon ende, teksa me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion procesi gjyqsor për dosjen “Plumbi i Artë” do zhvillohet me dyer të mbyllura deri në momentin që do përfundojnë dëshminë e tyre tre bashkëpunëtorët e drejtësisë Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej./Versus.al

Poll