AKTUALITET /

Dosja “Toyota Yaris”, sot seancë paraprake ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës dhe 3 të pandehurve

Shkruar nga Versus

Dosja “Toyota Yaris”, sot seancë paraprake ndaj

Sot në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris” që i referohet ngjarjes në 2018-ën kur dy makina të kësaj marke u kapën me 3.4 mln euro të padeklaruara në kufi.

Dosja u rihap pasi në Sky Ecc u gjetën përgjime që provonin përfshirjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka me qëllim lehtësimin e pozitës së personave të akuzuar.

Zarka u arrestua muaj më parë me urdhër të SPAK, pasi rezluton të ketë keqpërdorur pozitat e tij për të ndihmuar kushërinjtë Vladi të dënuar për këtë çështje. Sipas detajeve të bëra publike, Zarka ka përdorur aplikacionin “Sky Ecc” ku ka zhvilluar biseda të cilat sipas SPAK e inkriminojnë në këtë ngjarje.

Ndaj Zarkës rëndojnë akuzat për veprat penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Të pandehur të tjerë në këtë dosje janë ish-oficerja gjyqësore Erjona Daupaj ndaj të cilës rëndojnë të njëjtat akuza si ndaj Zarkës. Dy avokatët Radovan Çela dhe Astrit Vladi janë vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Elvis Vladit, të dënuarit me 1 vit burg për dosjen si dhe kushëri me Alfred Vladin, po ashtu të akuzuar për këtë çështje. Versus.al

Poll