AKTUALITET /

Drejtuesja e Onkologjikut, Çeliku: "Të sëmurët me kancer nuk kanë nevojë për kemp"

"Të sëmuresh me kancer nuk do të thoshte se je e paaftë për punë. A, kur je duke vdekur, këtu pastaj ndryshon..!”- tha Çeliku

Shkruar nga Versus

Drejtuesja e Onkologjikut, Çeliku: "Të sëmurët me

Shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku raportoi këtë të mërkurë në komisionin e Shëndetësisë. Ky ishte raportimi i parë pas skandalit që shpërtheu te Onkologjiku, ku përgjimet dëshmojnë se në shumë raste bëhej pazar me ilaçet e pacientëve me tumor, ndërkohë që shumë të tjerëve nuk ju jepej shërbim.

Gjatë fjalës së saj, Çeliku ka bërë një deklaratë të papritur, teksa tha se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP.

“Ne jemi i vend i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritje, 2-3 javë nuk quhet radhë! A ka mungesa? Po ka, këtë nuk e fshehim. Problemi i KEMPI-t unë kam opsionin tim pastaj… të sëmuresh me kancer nuk do të thoshte se je e paaftë për punë. A, kur je duke vdekur, këtu pastaj ndryshon..!”- tha Çeliku.

Poll