AKTUALITET /

Droga në burgun e Elbasanit, polici merrte 200 mijë lekë për ta futur në qeli! I paraburgosuri e shiste

Esmeralda Komici, partnerja e të paraburgosurit Gerald Stamolla i jepte drogën policit që ai ta fuste në qeli në këmbim të pagesave prej 200 mijë lekësh.

Shkruar nga Versus
Droga në burgun e Elbasanit, polici merrte 200 mijë lekë për
Polici i burgjeve, Ndriçim Kroi

Ditën e djeshme u arrestua polici i burgut të Elbasanit, Ndriçim Kroi dhe partnerja e njërit prej të paraburgosurve pasi u zbulua skema e përdorur prej tyre për futjen e lëndëve narkotike në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Kroi gjatë kohës që nuk ishte në punë, punonte në qytet si shitës ambulant i telefonave të përdorur apo sendeve të tjera me vlerë. Në vendin ku shiste, të afërm të të paraburgosurve e kontaktonin dhe i jepnin porosi që ai t’ua kalonte në ambientet e burgut. Shumat për futjen e lëndës narkotike në qelitë e të paraburgosurve varionin nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra.

Nga ana tjetër, e arrestuara Esmeralda Komici, partnerja e të paraburgosurit Gerald Stamolla ka rrëfyer se ky i fundit e shiste drogën në qeli me çmime të ndryshme.

Droga futej në qelinë e të paraburgosurit Stamilla gjatë turnit të tretë. Tre personat akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe futje të sendeve të ndaluara në burg. Versus.al

Poll