AKTUALITET /

Droni monitoron gjithçka, mbi 4250 gjoba brenda një dite! Policia Rrugore bën 'kërdinë'

Shkruar nga Versus

Droni monitoron gjithçka, mbi 4250 gjoba brenda një dite! Policia

Brenda 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë vendosur plot 4255 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Policia bën me dije se 8 shoferë janë arrestuar për shkak se drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë. Monitorimi me dron ka kapur zbuluar shkeljet e shoferëve nga mosvendosja e rripit të sigurimit tek parakalimet e gabuara dhe përdorimi i telefonit.

Në akset rrugore nacionale janë vendosur 1 331 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, një nga faktorët kryesorë që ndikon në rëndimin e pasojave të aksidenteve rrugore.

Policia ka shtuar edhe praninë në terren për shkak të fluksit të qarkullimit në rrugë si pasojë e sezonit turistik. Versus.al

Poll