AKTUALITET /

Duhej të shoqërohej me policë, por iku me vrap, reagon Gjykata për mjekun Edmond Gashi: Doli nga dera e gjyqtarëve

Shkruar nga B.SH

Duhej të shoqërohej me policë, por iku me vrap, reagon Gjykata

Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e caktuara nga prokuroria për mjekun Edmond Gashi i cili duhej të ishte i shoqëruar me policë për shkak të masës së vendosur.

Por ky i fundit u pa teksa ikte me vrap për t'ju shmangur gazetarëve.

Në një reagim të saj Gjykata shprehet se mjeku Gashi ka përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme).

Reagimi i Gjykatës:

“Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim Edmond Gashi, do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit.

Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit’ informon Gjykata e Tiranës

Momenti kur mjeku Edmond Gashi largohet me vrap:

Poll