AKTUALITET /

Dyshohej se u vra për gjobvënie, Rrumbullaku hedh poshtë pistën për vrasjen e Egli Progës

Ndërkaq ai hodhi poshtë edhe pistën se Egli Proga u vra për arsye gjobvënie nga autori i krimit

Shkruar nga M.H

Dyshohej se u vra për gjobvënie, Rrumbullaku hedh poshtë

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediet ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur 3 ditë më parë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe për të cilën u shpreh se akuzat ndaj Policisë janë të pavërteta dhe të pabaza.

Ndërkaq ai hodhi poshtë edhe pistën se Egli Proga u vra për arsye gjobvënie nga autori i krimit.

“Lajmet që kanë qarkulluar për gjiobvënie janë të pavërteta. E gjitha ka ndodhur nga një konfikt i çastit, nuk ekziston diçka e tillë.  Çdo lajm i  pavërtetë dëmton hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes", tha kreu i Policisë.

Ai shprehu gjithashtu edhe gatishmërinë e Policisë për të zbardhur të vërtetën dhe për të garantuar rendin e sigurinë në çdo kohë./ Versus.al

 

Poll