AKTUALITET /

E ‘burgosi’ prej 10 vitesh! Amerikani që vrau gruan nuk e lejonte të dilte nga shtëpia

Prej 10 vitesh Mathew James Werts mbante të burgosur gruan e tij Saragih Indah Lilis Sartika. Ndryshe nga bashkëshorti i saj ajo rrinte e mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte.

Shkruar nga B.SH
E ‘burgosi’ prej 10 vitesh! Amerikani që vrau gruan nuk e
Mathew James Werts, dhe Saragih Indah Lilis Sartika

Gruaja që shihni në foto është  Saragih Indah Lilis Sartika e cila u vra nga bashkëshorti i amerikani  Mathew James Werts, mësues në një shkollë në private kryeqytet.

Werts fillimisht ka vrarë gruan nga Indonezia, më pas dy qentë e tij me shkop bejzbolli dhe më pas veten.

Çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira.

Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.

Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.

Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

‘Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot të heq dorë nga veset’. Këto janë disa nga fjalët që shtetasi amerikan Matheë James Werts kishte shkruar në një letër para se ti jepte fund jetës duke u vetëvarur brenda apartamentit të marrë me qira në afërsi të Laprakës në Tiranë./Versus.al

 

Poll