AKTUALITET /

“E gjeta në mes të shtëpisë”, dëshmia tronditëse e 40 vjeçarit që hodhi të atin nga shkallët pasi i vrau nënën me sëpatë

Islamaj u shpreh se i ati kishte qenë i dhunshëm edhe me nënën e tij.

Shkruar nga Versus

“E gjeta në mes të shtëpisë”, dëshmia

Klement Ismalaj, 40 vjeçari i arrestuar dje në Konispol për vrasjen e babait të tij 69 vjeçar Huso Ismalaj pasi ky i fundit i vrau me sëpatë të ëmën Shano Islamaj, ka folur para policisë për ngjarjen e ndodhur duke u shprehur se nuk kishte dashur të vriste të atin.

Ai zbuloi ndër të tjera se i moshuari që ndërroi jetë, ishte i dunshëm me të ëmën edhe më para.

“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.

Një prej pistave të hetimit ditën e djeshme ishte edhe mundësia që 40 vjeçari i arrestuar të ishte autori i vrasjes së prindërve por pista u rrëzua menjëherë pasi u mor vesh se për vrasjen e nënës Klement Islamaj ishte njoftuar nga vajza dhe të fqinjët të cilët kishin dëgjuar zhurmë.

Tragjedia e ndodhur ditën e djeshme në Konispol tronditi vendin pasi ishte e dyta brenda 24 orëve, ndërkohë që më 5 gusht një tjetër e moshuar ndërroi jetë në spitalin e Traumës pasi ishte rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj. Versus.al

Poll