Vrasja e Klodian Rashës në vitin 2020 nga një efektiv policie, është rikthyer dhe një herë në diskutim pas një deklarate nga ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, sipas të cilit shteti ka vrarë dy herë Klodian Rashën dhe se baba i viktimës ka lejuar drejtuesit e qeverisë të ia ‘blejnë gjakun’.
Ky i fundit është përballur me babain e Klodian Rashës, të dy të ftuar në emisonin ‘People’ në ‘Euronews Albania’.
‘E kam ngushëlluar, kam qenë pjesëtar 5 ditë për të ndjerin Klodian Rasha në protestë. Fjala ime ka qenë në kontekstin e ngjarjes së ndodhur në shkollën ‘Fan Noli’ duke cilësuar se pas një jave nga vrasja e Klodian Rashës, kryeministri dhe kryetari i bashkisë vajtën dhe ia blenë gjakun Qazimit. Ia mbyllën gojën dhe ata si pushtetarë detyruan babain e Klodianit të ndalojë protestën e thirrur nga qytetarët. Fjala ime nuk ishte në kontekstin për të fyer Qazimin’, tha Prençi.
Qazim Rasha është përgjigjur se: Është abuzuar me nderin tim dhe kërkesat që unë kam ndaj drejtësisë për Klodianin. Është arrestuar një person për këtë ngjarje, por nuk janë arrestuar të tjerët.
Se ca kam deklaruar unë, jam të ditur, por që të më vrasish edhe ti, se llafi jot më ka vra më shumë se asnjë tjetër, se më vret dhe si dibran, të më thuash që kam turp ndaj Qazim Rashës, kam turp edhe në tashi të nigjoj këtë llaf prej Shemsi Prençit.
Me e dëgju nga një njeri rruge, ja bëj halla se mund të flasë gjithçka, por nga një specie si puna jone, këtë nuk ta pranoj dhe nuk ta bëjë hallall. Jo ty, por gjithkush që të jetë mos ti shkojë në mendje të përgojojë familjen time, se ska ngel asnjëherë për të kërkuar lëmoshë e mëshirë’.
Sipas Prençit edhe sot e kësaj dite po mbulohet çështja e vrasjes së Klodian Rashës.







