BOTA /

Arrestime masive në Qafë Botë: Në pranga shefi i doganës greke dhe 13 zyrtarë për korrupsion dhe ryshfet

Sipas mediave greke, Departamenti i Punëve të Brendshme të Policisë ka ndjekur dhe hetuar aktivitetin e këtyre punonjësve që prej nëntorit të kaluar, duke kryer një sërë kontrollesh të thelluara.

Shkruar nga Versus
Arrestime masive në Qafë Botë: Në pranga shefi i
Foto ilustruese

Shefi i stacionit kufitar të Qafë Botës nga pala greke (Mavromati), në rajonin e Thesprotisë, është arrestuar nga policia greke pas një kontrolli të detajuar në zyrën e tij, ndërsa më herët ishin ndaluar 13 oficerë doganorë të tjerë.

Sipas mediave greke, Departamenti i Punëve të Brendshme të Policisë ka ndjekur dhe hetuar aktivitetin e këtyre punonjësve që prej nëntorit të kaluar, duke kryer një sërë kontrollesh të thelluara.

Për shkak të arrestimeve, funksionimi i Stacionit Doganor u pezullua për rreth 5 orë në orët e para të mëngjesit, por u rikthye në mesditë pasi u dërguan punonjës zëvendësues nga porti i Igumenicës për të siguruar vazhdimësinë e punës.

Të arrestuarit përballen me akuza për korrupsion, marrje ryshfeti dhe shkelje të detyrës zyrtare.

Poll