Më 11 korrik do të zhvillohet faza e tretë e procesit për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në këtë fazë, 7 kandidatët do t’i nënshtrohen testit fizik, i cili përfshin vrapime dhe ushtrime të ndryshme.
Procesi do të monitorohet nga një prokuror i SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.
Vlen të theksohet se mandati i drejtores aktuale të BKH-së, Aida Hajna, përfundon më 31 gusht. Edhe pse kishte të drejtën të kandidonte për një mandat të dytë, ajo zgjodhi të mos dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm për garën./Versus.al
TË KUALIFIKUAR NË GARË:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta







