Balerini i njohur Ilir Shaqiri, në një intervistë në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka folur për vajzën e tij të vetme, Emily.
Balerini ka treguar se vajza e tij e flet shumë pak gjuhën shqipe, por theksoi se ajo e viziton shpesh Shqipërinë.
Ai rrëfeu se tashmë Emily është fejuar me një italian, teksa shtoi se "e ka shtrydhur pak nga ana psikologjike", por theksoi se ai është djalë i mirë.
Ilir Shaqiri u shpreh se e bija i ngjason më shumë atij, ndërsa u shpreh se “Emily i ngjan babait, se çfarë i kemi lënë nënës nuk e di”.
Kryeministri Rama: Vajza juaj flet shqip?
Ilir Shaqiri: Flet gjysma gjysma, shumë pak. E fliste shumë mirë kur ishte babi në Romë dhe filloi “si je , si shkon, gusha, qafa, syri”.
Por shkëputja pastaj dhe qëndresa me një baba shqiptar dhe nënë italiane në Itali, ndoshta shumë shqiptarë nuk e kuptojnë këtë gjë, por ata që jetojnë jashtë.
Kryeministri Rama: Po ajo vjen në Shqipëri?
Ilir Shaqiri: Po vjen dhe me shumë kënaqësi. Tani edhe na është fejuar
Kryeministri Rama: Me italian?
Ilir Shaqiri: Po me italian, është influencer, shumë djalë i mirë. E kam shtrydhur pak nga ana psikologjike le të themi, që të kuptoj.







