AKTUALITET /

E përplasi makina, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Shkruar nga Versus

E përplasi makina, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Kuçovës, në zonën e Beratit.

Sipas policisë lokale, 49-vjeçari me inicialet A. M., duke drejtuar një makinë ka përplasur një 50-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Poll