AKTUALITET /

E prekur nga sëmundja e meningjitit, ndërron jetë adoleshentja në Durrës

Shkruar nga Versus

E prekur nga sëmundja e meningjitit, ndërron jetë adoleshentja

Një vajzë 17 vjeçare nga Durresi ka ndërruar jetë sot, pasi ishte prekur nga sëmundja e miningjitit.

17 vjeçarja me iniciale N. Ç., ishte banore e lagjes numër 15, në Durrës.

Adoleshentja ishte dërguar diten e djeshme me urgjencë në spitalin rajonal të Durresit dhe nga aty drejt Tiranës, ku fatkeqësisht mësohet se, paraditen e sotme ka ndërruar jetë.

Rreth 70-80 persona, personeli spitalit Durrës dhe familjarët e tyre, janë urdhëruar të bëjnë vaksinën.

Poll