AKTUALITET /

Goditet banda e ‘skifterëve’ në Torino, arrestohet një 42-vjeçar shqiptar, në kërkim 2 persona të tjerë!

Arrestohet një shqiptar 42-vjeçar në Torino, pjesë e një grupi grabitësish. Gjatë kontrollit u sekuestruan armë, para dhe sende me vlerë, ndërsa hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij vazhdojnë.

Shkruar nga Versus

Goditet banda e ‘skifterëve’ në Torino, arrestohet

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Torino të Italisë, pasi dyshohet të jetë pjesë e një grupi grabitësish që kryenin vjedhje të përsëritura në zonë.

Arrestimi u bë më 21 mars, gjatë patrullimit në rrugën Sospello, ku oficerët vunë re një person që përdorte elektrik dore për të hapur një derë, duke ngjallur dyshime.

Në momentin që policia iu afrua ndërtesës, tre persona u përpoqën të largoheshin në drejtime të ndryshme, duke hedhur sende gjatë arratisjes.

Falë reagimit të shpejtë, efektivët arritën të ndalojnë 42-vjeçarin.

Gjatë kontrollit u gjet një pistoletë e vjedhur më herët me një fishek në karikator, një çantë me sende me vlerë, si unaza, byzylykë, varëse dhe orë, si dhe 740 euro, të dyshuara si fitime nga vjedhjet.

Policia vazhdon kërkimet për dy bashkëpunëtorët e tjerë të grupit, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim për të zbardhur aktivitetin kriminal të plotë./Versus.al

Poll