AKTUALITET /

E rëndë në Durrës, kryefamiljari humb jetën ndërsa po pastronte pusin e shtëpisë

Shkruar nga Versus

E rëndë në Durrës, kryefamiljari humb jetën ndërsa

Një kryefamiljar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, sepse ndërsa po pastronte pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë brenda.

“Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç,  duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tags:

durres pusi

Poll