Dy raste të rënda janë regjistruar në qytetin e Fierit, në fshatrat Kashisht dhe Dushk.
Sipas Policisë rreth ors 17:30 në fshatin Kashisht është gjetur e vetëvarur nga familjart e saj në një hangar afër banesës së saj 59 vjeçarja me inicialet F.K.
Ndrsa në fshatin Dushk një 66 vjeçar është gjetur po nga familjarët i vetëvarur në një kasolle në afërsi të baness s tij.
“Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.
Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç”, njofton policia.
Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve./Versus.al







