AKTUALITET /

E rëndë në Lushnje! Kërkohej nga familjarët, gjendet në kanal trupi i pajetë i 21-vjeçarit

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme nga djali i xhaxhait të tij, banues në fshatin Barbullinjë u bë me dije se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me të ndjerin

Shkruar nga M.H
E rëndë në Lushnje! Kërkohej nga familjarët, gjendet
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnje ku trupi i pajetë i një 21-vjeçari, i cili vuante nga epilepsia është gjetur nga palombarët e Reneas ditën e sotme në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri.

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme nga djali i xhaxhait të tij, banues në fshatin Barbullinjë, u bë me dije se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me të ndjerin.

Shtetasi me iniciale M. C, dyshohet të jetë vetëmbytur ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë 

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Paraditen e sotme, me ndihmën e palombarëve të Repartit Special Renea, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti./ Versus.al

Poll