
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën 'Bardho Biba' në kryeqytet.
Një 66 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga skela e një objekti në ndërtim e sipër dhe për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Versus.al







