
Një prej dëshmitareve që panë dhunën e ushtruar ndaj avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesit, ka folur për Syri Tv ku ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.
Ajo tregon se gjithçka ndodhi pasi Mëngjesi po dilte nga kopshti ku sapo kishte lënë djalin e tij i cili sipas saj nuk ka parë dhunimin e të atit.
“Ishte ora tetë e gjysmë e mëngjesit. Zotëria solli djalin në kopsht dhe kur po dilte nga kopshti (djali ishte futur brenda) te dera - nuk e pashë fiks kur e qëlluan, por zotëria u shtri te dera e kopshtit. Kam parë momentin që zotëria ishte i shtrirë. Një nga tre personat që ishin, që ishin bashkë, ishte afër zotërisë. Nuk e di a i foli apo s’i foli se e pa nga sipër dhe iku.
Absolutisht. Ishte pa ndjenja. Kam qenë e para që e kam parë nga sipër. Filloi gjaku t’i rridhte nga poshtë kokës. Shumë pak ishte në fytyrë, por jo i dëmtuar. Nuk kishte fare. Pika gjaku, u gjakos poshtë. Njoftuan njerëzit Policinë. Policia erdhi para ambulancës. Pak minuta pas policëve erdhi edhe ambulanca. Në kohën që erdhi ambulanca filloi të përmendej”- u shpreh dëshmitarja ndër të tjera.
Ndërkohë, mësohet se është identifikuar një prej tre dhunuesve të Sokol Mëngjesit. Policia ka kryer kontrolle në banesën e të shpallur në kërkim por personi që duket në kamerat e sigurisë, nuk gjenden në shtëpi.







