AKTUALITET /

Efektivi i dytë që i vendoset tritol brenda 2 javësh në Shkodër, dëshmia: Shkak, asgjesimi i kanabisit

Sipas efektivit, shkak për vendosjen e tritolit është bërë kryerja e detyrës së tij në asgjësimin e lëndëve narkotike.

Shkruar nga B.V

Efektivi i dytë që i vendoset tritol brenda 2 javësh në

Efektivi Vilson Zhuri, polici i dytë të cilit i është vendosur tritol brenda pak ditësh në lagjen “Tepe” të Shkodrës, ka thënë se nuk ka pasur konflikte të mëparshme.

Sipas tij, shkak për vendosjen e lëndës plasëse, mund të jetë bërë kryerja e detyrës së tij në asgjësimin e mijërave rrënjëve me kanabis në zonën që ai mbulonte.

Ndërkohë, mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë mbajtur skafandra në kokë gjatë vendosjes së lëndës plasëse. Pasi vendosën tritolin, janë larguar me motor.

Grupi hetimor, po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë së zonës për të zbuluar detaje. Versus.al

Poll