AKTUALITET /

Ekstadrohet sot nga Belgjika/ Rival i Martinajt, i njohur dhe në mediat rozë, kush është kreu i klanit 'Duka'

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate  por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

Shkruar nga B.SH
Ekstadrohet sot nga Belgjika/ Rival i Martinajt, i njohur dhe në mediat
Foto montazh: Vis Martinaj, Leonard Duka, Trejsi Sejdini

Armiku i përbetuar i Ervis Martinaj, Leonard Duka i arrestuar në muajin maj në Bruksel në 2023 do të ekstradohet sot pas dhënies së dritës jeshile nga Belgjika.

Ai pritet të mbërrijë në Rinas 14: 30 në Rinas.

Po kush është Leonard Duka i njohur se kreu i grupit kriminal të 'klanit Duka'?

Emri i tij është shumë i njohur jo vetëm për drejtësinë por edhe për publikun shqiptarë.

Klani i tij ka qenë i skeduar si grup i struktuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Për mediat rozë është i njohur edhe si i dashuri i ish-Miss Trejsi Sejdini.

Edhe pse Duka është përpjekur të mbaj larg historinë me Trejsinemri i saj doli gjatë përgjimeve në SKYECC.

Pseudonimi i tij është 'Princ Damiani' një pseudonim që tregon jetën e tij të shtrenjtë dhe luksin e shfrenuar.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate  por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmëndje është armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn i cili rezulton i zhdukur që nga gushti i vitit 2022.

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë qenë ortakë te lojrat e fatit por gjatë rrugës, aleanca u prish.

Ekstadrohet sot nga Belgjika/ Rival i Martinajt, i njohur dhe në mediat
Foto nga koha kur Martinaj dhe Duka ishin miq

Thuhet se miqësia mes tyre u prish për shumën prej  5 milionë euro që Maritnaj ia mori Dukës.

Në një moment përplasjesh njerëzit e Martinajt morën peng babain e Dukës dhe e keqtrajtuan dhe që nga ky moment Dukët u bënë aleat me kundërshtarë të tjerë të Martinajt.

Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht madje vendosën dhe një shumë prej 5 milionë euro por pasi dështuan, ata i ekzekutuan krahun e tij të djathë, Santiago Malkon.

Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. 

Sipas dosjes në SPAK Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE.

Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro.

Sipas të dhënat në të njëjtën dosje, Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Ndërsa më 18 maj 2024, ndaj tij  u firmos një tjetër urdhërarrsti në kuadër të megaoperacionit "Metamorfoza 2' ku nga zbardhja e biseda në Sky Ecc u zbuluan kokat e krimit në Shqipëri dhe u zbardhën planet kriminale dhe disa vrasje dhe tentativa për vrasje ndër vite.

 

Poll