AKTUALITET /

Ekstradohet në Britani shqiptari i arratisur, kërkohej si organizator i trafikut të paligjshëm të njerëzve me gomone

Hetuesit e NCA besojnë se Feçi është i përfshirë në blerjen e pajisjeve dhe sigurimin e njerëzve që do të përbënin stafin e gomoneve për kalimet nga Franca dhe Belgjika drejt Britanisë së Madhe.

Shkruar nga Versus

Ekstradohet në Britani shqiptari i arratisur, kërkohej si organizator

Një shqiptar i dyshuar si i përfshirë në një grup të krimit të organizuar të trafikut të njerëzve, që i sillte nga Franca dhe Belgjika është ekstraduar në Britani të Madhe pasi ishte arratisur para një viti.

Oficerët e NCA kanë arrestuar shqiptarin Arsen Feçi, 46 vjeç, nga Broxtowe Street, Nottingham, pasi u soll në aeroportin Heathrow.

Feçi ishte arrestuar në Spanjë në gusht 2024 pasi u arratis nga Britania në mars 2023 kur u lirua me kusht nga gjykatat në pritje të gjyqit të tij.

Feçi u paraqit para Gjykatës së Kurorës së Nottinghamit mëngjesin e djeshëm i akuzuar për ndihmë në emigrimin e paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Hetuesit e NCA besojnë se Feçi është i përfshirë në blerjen e pajisjeve dhe sigurimin e njerëzve që do të përbënin stafin e gomoneve për kalimet nga Franca dhe Belgjika drejt Britanisë së Madhe.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit dhe më pas do të paraqitet në të njëjtën gjykatë më 16 janar 2025.

Derek Evans, komandanti i degës së NCA, tha:

‘Arsen Feçi u largua nga Britania e Madhe pasi u akuzua për përfshirjen e tij të supozuar në një bandë kontrabande njerëzish që sillte njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla. Ne besojmë se roli i tij në grup ishte të siguronte pajisje dhe njerëz për të siguruar që kalimet të ishin të suksesshme. Falë policisë spanjolle, Feci tani është arrestuar dhe është kthyer në MB’.

 

Poll