
Memaliaj- Për vrasjen e 72 vjeçarit Faik Hajdini policia ka arrestuar babë e bir si bashkëpunëtorë ndërsa në kërkim është shpallur autori i dyshuar i vrasjes Berti Kanushi.
Dyshohet se Kanushi e ka qëlluar 72 vjeçarin me sëpat pas sherrit për një gardh që ndante banesat e tyre.
Pas kryerjes së vrasjes Kanushi ka këkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babë e bir) për ta hedhur trupin në humnerë duke u larguar më pas nga vendi i krimit.
Faik Ajdini shërbente si kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj dhe merrej me ankesat e bashkëfshatarëve, duke i adresuar ato në strukturat policore dhe në bashkinë e Memaliajt./Versus.al







