AKTUALITET /

EMRAT/ Përleshje masive në Bulqizë, dy në pranga, dy të plagosurit sillen në spital në Tiranë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti, që mund të sillte pasoja për jetën.

Shkruar nga B.SH

EMRAT/ Përleshje masive në Bulqizë, dy në pranga, dy të

8 persona të ndarë në grupe janë përleshur në mes tyre në një lokal në fshatin Trebish, Bulqizë.

Por ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, që mund të sillte pasoja për jetën.

Sipas Policisë vendore ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Burime zyrtare thanë se pas hetimeve paraprake arrestuan me akuzën "plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, të dyshuarit Azem dhe Pelikron Osmani.

Në pyetje po merren personat e përfshirë në përleshje dhe dëshmitarë të tjerë në fshat, për të mësuar më shumë rreth motiveve dhe dinamikës së plagosjes e përleshjes.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti, që mund të sillte pasoja për jetën.

Policia vuri në pranga dy shtetas dhe procedoi penalisht 5 të tjerë, të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në fshatin Trebisht, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.
Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A.O., 32 vjeç;
- P.O., 45 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim.
Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshm

 

Poll