
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gullbos të Malishevës, ku dy vëllezërit, Driton dhe Naim Morina, u ekzekutuan mesditën e së enjtes në pragun e shtëpisë së tyre.
Burime për mediat bëjnë me dije se autor i dyshuar është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave, i cili pasi qëlloi me armë zjarri, është larguar nga vendngjarja.
Fatkeqësisht, të dy vëllezërit humbën jetën. Policia e Kosovës ka nisur menjëherë operacionin për kapjen e autorit.
Sipas informacioneve paraprake, motra e viktimave kishte shkuar në shtëpinë e prindërve për ngushëllime, pasi vetëm tri ditë më parë ata kishin varrosur babain e tyre.
Ndërkohë që njerëzit po mblidheshin për ngushëllime, Isufi kishte shkuar fillimisht për të marrë bashkëshorten e tij, por më pas u kthye dhe hapën zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin në derën e shtëpisë, duke shkaktuar tragjedinë.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

