AKTUALITET /

EMRI/ E thirri në shtëpi dhe e përdhunoi, kush është 22-vjeçari që abuzoi me të miturën në Tiranë. I riu ishte në arrest shtëpie për plagosje

Një emër i njohur për policinë, Kevin Cungu është arrestuar në vitin 2021 për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Shkruar nga M.H
EMRI/ E thirri në shtëpi dhe e përdhunoi, kush është
Kevin Cungu

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar të identifikuar si Kevin Cungu, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën e tij me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Sipas informacioneve ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15 vjeçare. Pas kësaj ka arritur t'ia mbushë mendjen kësaj të fundit që të shkojë në shtëpinë e tij. 

Aty 15 vjeçarja nuk ka pranuar që të kryejë marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.

Kush është Kevin Cungu?

Një emër i njohur për policinë, Kevin Cungu është arrestuar në vitin 2021 për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai aktualisht po vuante dënimin për plagosje m masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

22-vjeçari është autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Rexhep Xhekja, më 11 shtator të 2020.

Njoftimi i Policisë

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin Cungu 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal "Arrest në shtëpi", pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.'/ Versus.al

Poll