Tiranë- Gjykata ka sekuestruar 4 pasuri me vlerë 287 mijë euro në pronësi të Artan Lekës, 53 vjeçarit i cili rezulton i dënuar më parë në Itali me 9 vite burg dhe 60 mijë euro gjobë për prostitucion.
Mësohet se janë sekuestruar 2 apartamente dhe 2 automjete në pronësi të Lekës i cili dyshohet se veprën penale e kishte kryer në kuadër të grupit kriminal. Dyshohet se këto pasuri 53 vjeçari i kishte siguruar falë veprimtarisë kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







