
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar për një aksident rrugor tragjik me pasojë humbjen e jetës së dy personave.
Në kuadër të operacionit të koduar “Unavoidable”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me efektivët e Qarkullimit Rrugor, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e Klajdi Ruçit, 40 vjeç, në zonën e Shkozës.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pas një aksidenti të ndodhur në vitin 2024, ku humbën jetën dy persona.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë./Versus.al







