Arrestohet 49-vjeçari nga Lushnja, tentoi të vriste me thikë një 40-vjeçar.
Autori është identifikuar si Gentjan Hasalla.
Pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një market, kishte një sherr dhe një person ishte sulmuar me thikë, policia ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen që mund të shkonte deri në vrasje.
Lushnjë/Ndërhyrja e Policisë parandalon një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale.
Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:
-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.







