Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në vend.
Pas atij në Fier, një tjetër burrë ka humbur jetën, këtë herë në Malësi të Madhe.
Siç bëhet e ditur nga policia, në Koplik viktima është një 66 vjeçar.
Rasim Shabaj po lëvizte me motorçikletë në aksin rrugor Koplik-Bajzë kur u përplas nga një automjet.
Policia ndodhet në vendin ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.







