Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një punonjës 58-vjeçar i identifikuar si Kurt Islami ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, dhe si pasojë e dëmtimeve të rënda 58-vjeçari ndërroi jetë në vendgjarje.
Nga informacionet e marra rezulton se viktima ishte punëtor tek firma Inerti shpk.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës "Dervish Luzha", dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Versus.al







