AKTUALITET /

EMRI/ Vdes turisti italian në Velipojë, u plagos rëndë nga përplasja e dy ’Jet Ski-ve’, problematika e mjeteve lundruese

Një turist italian ka humbur jetën mesditën e sotme në Spitalin rajonal të Shkodrës, pas përplasjes që rezultoi fatale mes dy “jetskive” në Velipojë.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Vdes turisti italian në Velipojë, u plagos rëndë nga

Një turist italian ka humbur jetën mesditën e sotme në Spitalin rajonal të Shkodrës, pas përplasjes që rezultoi fatale mes dy “jetskive” në Velipojë.

I riu italian i cili humbi jetë është 19-vjeçari Nicola Loro, i cili mori plagë të shumta nga përplasja.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njofton policia e Shkodrës.

EMRI/ Vdes turisti italian në Velipojë, u plagos rëndë nga

Përplasja ndodhi ditën e sotme në plazhin e Velipojës,  në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë.

Shkak dyshohet se u bënë manovrat e gabuara.

Të dy mjetet lundruese drejtoheshin nga shtetas italianë, 19-vjeçari Loro i ndërroi jetë dhe 20-vjeçari S. D.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Kjo nuk është hera e parë një pushues humb jetën nga manovraty e gabuara në det.



 

 

 

Poll