Dy italianë janë përplasur teksa lundronin jashtë zonës së sigurisë, me jet ski në plazhin e Velipojës dhe si pasojë njëri prej tyre ka ngelur i plagosur.
Sipas raportimit të policisë, N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, si pasojë e manovrave të gabuara dhe territorit të pambrojtur janë përplasur me njëri-tjetrin.
Njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ndërkohë të dy mjetet mjetet lundruese jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare./ Versus.al







