AKTUALITET /

Çështja 'Gërdeci'/ Familja Durda kërkesë GJKKO-së: Fatmir Mediu të mos lejohet të dalë jashtë vendit!

Prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, me një kërkesë ku kërkon të përshpëtoj procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Shkruar nga B.SH
Çështja 'Gërdeci'/ Familja Durda kërkesë
Fatmir Mediu

Prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, me një kërkesë ku kërkon të përshpëtoj procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Në lidhje me masën e sigurisë është kërkuar që ish-ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e Gjykatës.

Në kërkesë theksohet se ekziston mundësia që Mediu të ndikojë tek dëshmitarët dhe ekspertët për sa kohë që është në gjendje të lirë.

“Ndërkohë që Mediu rezulton të ketë vizituar SHBA, ndërkohë që me anë të letërporosisë është kërkuar marrja në pyetje nga autoriteteve vendase të dëshmitarëve me shtetësi amerikane”, thuhet në kërkesë.

 

Poll