AKTUALITET /

“Fëmijët kanë frikë të ecin në rrugë”, banorët në Peqin protestojnë për ngjarjen që i mori jetën 8 vjeçarit

Duke mbajtur në duar pankartat me foton e 8 vjeçarit që u përplas për vdekje nga makinat, banorët kanë kërkuar marrjen e masave për parandalimin e tragjedive të tilla.

Shkruar nga Versus
“Fëmijët kanë frikë të ecin në
Protesta e zhvilluar në fshatin Pajovë

Elbasan- Në fshatin Pajovë të Peqinit qindra banorë janë ngritur në protestë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë ku si pasojë e një aksidenti rrugor humbi jetën një vogëlush 8 vjeçar.

Me foton e këtij të fundit në duar edhe fëmijë të tjerë të vegjël kanë qenë në protestë. Banorët kërkojnë që autoritetet të marrin masa për mbrojtjen e tyre duke vendosur kufizues shpejtësie. Një ndër kërkesat ka qenë edhe prania e policëve në hyrje të fshatit.

“Kemi frikë të ecim në rrugë”- shprehen fëmijët.

 “Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”- shkruhej në disa prej pankartave që mbanin në duar qindra protestues të mbledhur.

Historia e aksidentit tragjik që i mori jetën vogëlushit Enio Tabaku, ngjalli dhe më shumë zemërim pas u mësua se i mituri kishte blerë lule për t'i vendosur tek varri i nënës që i kishte ndërruar jetë pak kohë më parë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: