AKTUALITET /

Fermerët e Maliqit mbajnë premtimin, ngrihen sërish në protestë për produktet e mbetura stok

Siç paralajmëruan edhe gjatë protestës së parë, fermerët duket se nuk do të dorëzohen derisa të marrin një zgjidhje

Shkruar nga M.H
Fermerët e Maliqit mbajnë premtimin, ngrihen sërish në
Foto ilustruese

Fermerët e zonës së Maliqit janë mbledhur edhe ditën e sotme në Kryqëzimin e Libonikut për të protestuar për produktet e mbetura stok dhe mungesën e tregut.

Siç paralajmëruan edhe gjatë protestës së parë, fermerët duket se nuk do të dorëzohen derisa të marrin një zgjidhje.

Ajo që ata kërkojnë është ndërhyrja e qeverisë në përmirësimin e tregut dhe të prodhimeve të mbetura stok.

Fermerët tentuan që të bllokojnë rrugën pa mjetet e tyre këtë herë, por policia nuk i ka lejuar./ Versus.al

Poll